Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka shpjeguar pse është kundër idesë për ta zhvilluar Kupën e Botës një herë në dy vite.

Në muajt e fundit, FIFA po këmbëngul për këtë ide, por ka shumë zëra që janë kundër. Një nga këto është ajo e Martinez:

“Nëse një lojtar luante në tre ose katër kampionate botërorë, konsiderohej një arritje historike. Dhe nuk do të doja që historia dhe rekordet e yjeve si Pele dhe Maradona të zhdukeshin, sepse lojtarët do të luanin shumë kampionate të botës”, ka thënë Martinez për Mirror.