Në fund të muajit Shtator moderatorja Luana Vjollca konfirmoi largimin nga “Top Channel”, pas 15 vitesh. Ajo njoftoi se po punonte për të sjellë projekte të reja.
Moderatorja i dha prioritet një projekti personal, për të cilin u shpreh: Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. (Lexo këtu)

Së fundmi, ajo ka zbuluar se bëhet fjalë për një projekt muzikor, i cili do të publikohet së shpejti. Moderatorja ka ndarë në Instastory një foto në Shkup me artistin Armend Rexhepagiqin, foto nga studioja muzikore, ku duket dhe kompozitori Darko Dimitrov.


“Mezi po pres ta ndaj me ju, shpresoj që ky projekt t’ju preki mendjen dhe shpirtin njësoj si mua”, ka shkruar moderatorja.