Facebook shpjegoi se ndërprerja disa orëshe e së hënës u shkaktua nga një ndryshim i gabuar i konfigurimit të ruterit, por Uri Geller mendon të kundërtën. Në një seri postimesh në Twitter, iluzionisti pretendon se marsianët e teknologjisë së lartë qëndrojnë prapa gjithë këtij kaosi.

Uri shkroi në Twitter: Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Pentagoni po hetojnë në mënyrë të furishme. Teknologjia e huaj jashtëtokësore mund ta bëjë këtë. Sistemet bërthamore të raketave balistike janë në rrezik. Është një mister i madh për rrjetet sociale. Ata duhet të dalin me një lloj shpjegimi tokësor.

Kur u pyet nga një ndjekës se: A mendon se ishin alienët ata që shkaktuan një ‘aksident’ në server?, ai iu përgjigj: Sipas meje, po. Cila është çështja më e madhe për ta? Edhe mbrëmjen e djeshme përdoruesit raportuan probleme të shumta me Instagram-in duke shkaktuar ndërprerjen e dytë brenda javës.