Banorët kanë më shumë se sa dy javë të izoluar por mesa duket disa gjëra themelore nuk po gjejnë dot zgjidhje mes tyre.

Ndarja e detyrave lidhur me rregullin dhe pastërtinë në shtëpi mund të konsiderohet me bindje si ‘’molla e sherrit’’ për konkurentët.

Paraditen e sotme ata kanë tentuar nëpërmjet një mbledhjeje të përcaktojnë një rend të caktuar për ndarjen e punëve të shtëpisë.

Nga gjithë diskutimi lindi dhe një konflikt në dukje banal mes Fifit dhe Monikës.

Këngëtarja e akuzoi Monikën se kujdesi i saj për pastërtinë është i tepruar.

“Ti e tepron, mua ma ngece bukën ne fyt. Ja, ky lloj njeriu je ti’’,- tha ajo.

Nga ana tjetër Monika replikoi duke thënë: Je shumë e vogël, të paktën unë nuk ofendoj njëri. Me mua ke ndërprerë çdo marrëdhënie.

Debati degradoi në ofendime nga të dyja palët, teksa dhe banorët e tjerë ndërhynë për t’i dhënë fund kësaj mosmarrëveshje.

Një natë më herët Fifi dhe Monika u dakortësuan me njëra-tjetrën që të organizojnë disa debate mes tyre në mënyrë të tillë që të provokojnë pjesën tjetër të banorëve.

Nuk dihet nëse dhe ky konflikt i sotëm ishte pjesë e këtij pakti. (Top Channel)