Vaksina më e preferuar gjatë muajit të hapur të vaksinimit, zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tha se ka qenë Pfizeri dhe Coronavac (kinezja). Komiteti Teknik tha Tomini po diskuton aplikimin e një doze të tretë vaksine te personat mbi 65 vjeç.
“Ka doza vaksine dhe po nxitet vaksinimi për ta aplikuar. Arritja e një mbulese vaksinale sigurimi i një stoku që deri në fund të dhejtorit kemi një kontratë të re sa i përket Pfizerit që ndoshta është vaksina më e preferuar. Edhe vaksina kizene ka qenë e preferuar. U pa tendenca e Pfizer për shkak të lëvizjes. Pfizeri ishte më shumë për lëvizje turistike apo për studime. Komiteti Teknik ka hedhur mendime dhe diskuton përkundrejt alternativave të një doze të tretë mbi moshat 65 vjeç”, tha Tomini për report tv.