Ka përfunduar sezoni veror por jo ai turistik. Kështu në qytetin bregdetar të Vlorës brigjet e Adriatikut dhe Jonit vijojnë të frekuentohen nga turistë vendas dhe të huaj. Në një nga plazhet e Radhimës edhe turistë të ardhur nga Gjermania, Ukraina por dhe Kosova. Në Vlorë më së shumti janë pushues nga Shqipëria. Për çiftin nga Ukraina kjo është hera e parë që ndodhen këtu.
Jam nga Ukraina dhe këtu në këtë plazh jemi për herë të parë, sepse dhe në Shqipëri vijmë për herë të parë. Pse kemi zgjedhur vjeshtën? Eshtë qetësi, ka pak njerëz dhe sa i takon temperaturave ato janë shumë të pranueshme krahasuar me zonën nga vijmë ne, ku temperatura shënon 3 gradë në Ukrainë e këtu është mbi 20 gradë. Do të vijmë përsëri ? Jo ! Ne duam të eksplorojmë çdo vit vende të reja. Kështu do të bëjmë dhe vitin tjetër. Jemi për herë të parë këtu dhe më pëlqen të bëj plazh edhe në vjeshtë, pasi vjeshta shoqërohet me qetësi,nuk ka shumë njerëz dhe mua më pëlqen kjo gjë. Këtu po ndihemi shumë mirë.
Kreu i operatorëve turistikë të Vlorës tregon se qëllimi është që sezoni turistik mos jetë vetëm tre muaj.