Sali Berisha deklaroi dje se do të kandidojë për kryetar të PD-së.
I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, analisti Frrok Çupi tha se Sali Berisha është armik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tentativa për t’u rikthyer në krye të PD-së, është e kotë.
Sipas analistit, për SHBA-të, Sali Berisha është si Bin Laden apo Saddam Hussein dhe me lëvizjet e fundit, po sfidon edhe drejtësinë.
“Së pari Sali Berisha po sfidon SHBA. Ai është armik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sali Berisha u bën sfidë njerëzve që ka shtypur, dhunuar. Njerëzve që u ka nxirë jetën në Shqipëri. Sfidon si të thuash ligjet dhe drejtësinë.
Drejtësia po bën gati dosjet e tij dhe ai ndërkohë bën zhurmën sfiduese ndaj kësaj atmosferë. Sali Berisha është shpallur armik i SHBA.
Është njësoj si Bin Laden, Saddam Hussein apo Gadafi. Sapo mori bombën nga SHBA, fytyra e Berishësh ishte e shkallmuar. E tërë familja e tij po mendonte se ku të çonte thasët.
Është tip i çuditshëm, papritur vret njerëz, papritur ndryshon. Ai mendon se ka marrë fuqi”, tha Çupi.