Seriali i famshëm koreano jugor ‘Squid Game’ po korr sukses në mbarë botën. Së fundmi Netflix vlerëson se seriali i famshëm ‘Squid Game’ do të krijojë thuajse 900 milionë dollarë në vlerë për kompaninë, sipas shifrave të publikuara nga Bloomberg. ‘Squid Gams’ mund të shndërrohet në një minierë ari për Netflix. Seria televizive e momentit ka pasur një sukses të tillë (dhe jo pa probleme) sa ka rizgjuar interesin drejt botës koreano jugore dhe ka frymëzuar krijimin e një videoloje. Përtej ndikimit kulturor dhe emocional te përdoruesit është interesante të kuptojmë edhe efektin ekonomik për shërbimin streaming.
Vlera ekonomike e serialit është vlerësuar nga vetë Netflix në thuajse 900 milionë dollarë. Kjo shifër merr njëfarë kuptimi kur për realizimin e gjithë serialit janë shpenzuar 21.4 milionë dollarë në total, mesatarisht 2.4 milionë për një seri.
Shifrat i referohen vetëm sezonit të parë, të cilat janë marrë nga një dokument që ilustron parametrat e performancës së Netflix për serialin.
Shifrat e suksesit Këtu duhet bërë një saktësim – shifrat e publikuara nga e përditshmja ekonomike nuk përfaqësojnë vlerën e shitjeve që lidhen me serialin televiziv, por vetëm një shifër të suksesit në lidhje me përdoruesit që e kanë parë. Këto shifra Netflix priret t’i mbajë për vete. Në 23 ditët e para që kur nisi transmetimin, më 17 shtator, janë rreth 132 milionë persona që kanë parë të paktën dy minuta të kësaj serie.