Para pak, ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka ndarë lajmin se do të bëhet baba për herë të 4. “I lumtur t’ju lajmëroj se do bëhemi me binjakë. Zemrat tona janë mbushur me dashuri – mezi pres t’ju takoj” ,- shkroi Cristiano në Instagram duke ndarë pjesë nga ekoja.

Kujtojmë se këtë muaj Ronaldo e ka surprizuar të dashurën me një super dhuratë. Me anë të një postimi në InstaStory, Georgina ka ndarë me ndjekësit e saj foto të dhuratës së ardhur nga partneri, futbollisiti më i paguar, Ronaldo. Në foto mund të shihet fare lehtë një nga bagazhet më të mëdha dhe legjendare të markës së modës “Louis Vuitton”. Dimensionet e tij arrijnë deri në 140 centimetra gjatësi dhe përbëhet nga tetë sirtarë në të cilët mund të vendosen stoli të ndryshme. Në ndodhej një pasqyrë e lëvizshme si dhe një bust për të vendosur gjerdan. Ky lloj bagazhi zakonisht përdoret për udhëtime të gjata dhe ndoshta dhurata e rradhës do të jetë akoma më e madhe, disa pushime të gjata, por kjo mbetet për t’u parë.

Foton e postuar, Georgina e ka shoqëruar me një shkrim në të cilin shprehej se ishte pa fjalë. Fundja kush nuk do të ishte, nëse do të mësoje se vlera e kësaj dhurate është 124.000 euro. Është një ndër artikujt më të shtrenjtë dhe luksozë të markës dhe e gjitha është krijuar për inagurimin e markës në “Place Vendome”, i cili është epiqendra e argjendarëve parizienë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)