Ilir Beqaj ka bërë një analizë për sistemin energjitik shqiptar ku tregon se si nga njëra anë janë ulur humbjet, por nga ana tjetër është rritur prodhimi.
Beqaj në analizën e tij ka publikuar dhe ilustruar dhe nëpërmjet një grafiku prodhimin e energjisë elektrike ne vite.
“Vihet re që nga viti në vit ka luhatje të ndjeshme të energjisë elektrike të prodhuar në vend. Kjo vjen si rezultat in periodicitet klimatik të reshjeve të shiut që bien në territorin e Shqipërisë duke qënë se uji është i vetmi burim i prodhimit të energjisë elektrike. Prirja 20 vjeçare është rritëse si pasojë e shtimit të kapaciteteve gjeneruese”, shkruan Beqaj.