Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e Austrisë Dr.Christian Steiner.
“Biseduam me ambasadorin Steiner për marrëdhëniet historike midis dy vendeve tona, po aq për sfidat e të ardhmes, duke e vlerësuar si thelbësore mbështetjen e fortë e të pakushtëzuar që Austria i ka dhënë Shqipërisë dhe rajonit në procesin e integrimit.” shkruan Spiropali në një postim në facebook, ndërsa ndan foto të takimit me ambasadorin Steiner.
“Sot, progres-raporti i Komisionit ishte një lajm i mirë që paraqet momentum pozitiv edhe për reformën në drejtësi.
I shpreha ambasadorit vullnetin tonë të plotë për të votuar në Kuvend zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik, për të garantuar vijueshmërinë e këtij procesi kryefjalë në rrugën tonë”- vijon me tej Spiropali.