Paris Saint-Germain dëshiron ta bashkojë Sergio Agueron me Lionel Messin në Parc des Princes. Kampioni francez Paris Saint-Germain është i gatshëm t’ia ofrojë Barcelonës Mauro Icardin në një marrëveshje shkëmbimi kokë më kokë për Sergio Agueron.

Sipas El Nacional, Lionel Messi dëshiron të bashkohet me bashkatdhetarin e vet argjentinas në kryeqytetin francez.

Aguero iu bashkua Barçës për të luajtur me Messin verën e kaluar dhe u ndje i shkatërruar kur e kuptoi se ai po largohej për të shkuar në PSG menjëherë pas mbërritjes së tij në Katalonjë. Ndërkohë, Icardi nuk ka kaluar mirë me Messin kurrë, as në kombëtare dhe nuk po e bën as në Paris, prandaj tani rrezikon largimin nga klubi.