Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar sot në lidhje me disa artikuj të publikuar në medie, se Shqipëria do të presë emigrantë ilegalë për llogari të palëve të treta.

Në reagimin e saj, ministrja Xhaçka deklaron se është absolutisht i gënjeshtër lajmi se në Shqipëri mund të ngrihet një qendër për strehimin e azilantëve nga vende të treta.

“As ka e as ka pasur ndonjëherë bisedime për një ide të tille. E turpshme sajesa e një lajmi të rremë si ky nga mediet angleze. Ne jemi krenare për strehimin e 4000 refugjateve afgane, çka e kemi bërë në sy të gjithë botës, por nuk do te kthehemi kurrë në një qendër ku vende ku e ku me të mëdha e më të pasura se ne të deportojnë azilantët e tyre. Kam instruktuar përfaqësinë tonë diplomatike në Angli të kërkojë përgënjeshtrimin e menjëhershëm të këtij lajmi të rremë”, thekson Xhaçka.