Në një kohë kur Lulzim basha dhe PD bëjnë sikur i qajnë hallin qytetarëve në fakt kur ata kanë qenë në pushtet kanë treguar të kundërtën, i kanë rrjepur ata.

Këtë gjë e tregon dhe videoja e Fik Fare një vit më parë ku tregon deputetin “humorist” të Lushnjes, Saimir Korreshi, i cili është bërë pjesë e një video-skandali.

Në vitin 2019, ai ishte pjesë e një video-denoncimi që një qytetar dorëzoi në Fiks Fare në lidhje me skandalin e radhës të pronave në Lushnje, ku kësaj here “lufta” bëhet për shtëpinë dhe truallin e këngëtares së famshme Vaçe Zela.

Në videon e shfaqur nga Fiks Fare, qytetari takon edhe Sajmi Korreshin, ish-drejtor i Hipotekës së Lushnjes dhe në momentin e këtij takimi avokat.

“Fiks Fare” faktoi me dokumente, zë dhe figurë të gjitha falsifikimet, madje edhe një ryshfet prej 1 milionë lekësh që i është dhënë një zyrtari në vitin 2011, që dyshohet se ka qenë Sajmir Korreshi. Madje, këtë fakt e pranon edhe ish-zyrtari, tashmë avokat. Por, sërish prona nuk është regjistruar, pasi herë pas here dalin dokumente që janë falsifikuar. Gjatë investigimit disa javor, gazetarët e Fiks Fare faktuan se edhe një dokument tjetër i viti 2018 rezulton i falsifikuar. Por, prokuroria nuk ndërmerr asnjë veprim prej 1 viti e gjysmë, duke pritur parashkrimin e veprës penale.

Ilir Bani u ankua në “Fiks Fare” se në vitin 1998 ka blerë këtë pronë zonjës Vera Zelës, e cila kishte prokurë nga motrat dhe vëllezërit për t’i përfaqësuar. Mes dokumenteve, figuron edhe emri dhe firma e këngëtares së famshme Vaçe Zela. “Kjo është shtëpia dhe trualli i familjes Zela. Këtu ka lindur dhe është rritur Vaçja. Unë bashkë me vëllanë kam blerë truallin që ishte regjistruar në Hipotekë në vitin 1998. Kam bërë pagesat dhe kam pritur për ta regjistruar. Por, deri më sot asnjë gjë” thotë Bani.Ai shton se në vitin 2011 ka shkuar në Hipotekë dhe ka takuar drejtorin e atëhershëm Sajmir Korreshi. “Më kërkoi 1 milionë lekë ryshfet për të më ulur gjobën, që më vunë pasi nuk kisha shkuar në kohë për të regjistruar truallin. Pagova 3 milionë e 700 mijë lekë gjobën dhe 1 milionë lekë ryshfet. Por, edhe pas kësaj pagese, çështja nuk mu zgjidh” thotë ai, duke pohuar se ish-drejtori, tashmë avokat, i ka kthyer 700 mijë lekë dhe i ka akoma edhe 300 mijë lekë për t’i dhënë.

Pak vite më parë mësoi se një pjesë e truallit që bleu nga familja Zela ishte regjistruar në emrin e z. Spiro Mita. “Nuk e di si ia dhanë. Bëra denoncim në prokurori. Para pak kohësh, gjykata dënoi ish-drejtorin tjetër të Hipotekës Bledar Koçiu, për shpërdorim detyre. Ky i kishte dhënë me certifikatë familjes Lami një pjesë të trualli” thotë Bami. Ndërkohë, edhe pas këtij vendimi, ai nuk mundi dot të regjistrojë pronën. “Tani, pas gjithë këtyre falsifikimeve më del një tjetër dokument, i vitit 2018. Dhe, Hipoteka i kthen përgjigje Bashkisë së Lushnjes se prona është në emrin e dy vëllezërve Mita. Si doli në emrin e tyre” pyet me të drejtë qytetari, i cili deri më sot ka vetëm dokumentet.

Qytetari interesohet në Kadastrën e Lushnjes, ku drejtori Shkëlqim Mebelli i thotë se dokumentet false janë akoma në atë zyrë. Ai i thotë se dokumenti i vitit 2018 është i falsifikuar dhe nuk e di si ka dalë. “Fiks Fare” disponon këtë dokument, ku rezulton se Bashkia e Lushnjes i kthen përgjigje qytetarit se për këtë pronë ka pasur një letërkëmbim me Kadastrën. Kadastra i shkruan Bashkisë se në këtë pronë janë në proces legalizimi dy pasuri të tjera, në emrin e dy vëllezërve Lami. Pra, të njëjtët që më parë morën një certifikatë pronësie që doli më pas e falsifikuar. “Është i falsifikuar. Të mbajë përgjegjësi kush e ka lëshuar” thotë drejtori Mebelli.

Më pas, qytetari shkon në Prokurorinë e Lushnjes, ku takon prokurorin Skënder Mestani, i cili ka ndjekur çështjen e tij. Qytetari i thotë se përse nuk ka shpallur të falsifikuar certifikatën që është dënuar ish-drejtori, ndërsa i thotë se “do e bëj”. Në lidhje me dokumentin e vitit 2018, prokurori i thotë se “duhet një akt ekspertimi”. Pra, të gjithë zyrtarët pranojnë se dokumentet janë të falsifikuara, por qytetari nuk ka arritur të hipotekojë.