Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryetarët e bashkive dhe prefektët për të diskutuar rreth menaxhimit dhe administrimit të mbetjeve. Rama tha se kushti themelor për të gjithë kryebashkiakët do të jetë pastërtia e territorit që ata administrojnë.
“Panorama është e qartë. Asgjë e re nuk u tha që nuk ka shqiptar që nuk ngacmohet nga këto pamje, të cilat duhet t’u japim fund me sesbën. Patjetër nëse kthejmë kokën mbrapa, ministrja solli 2-3 të dhëna që e bëjnë të qartë se ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm, por populli nuk pyet si ke qenë dje, por si je sot. Sot situata është në udhëkryq dhe duhet të dalim tani. Vërtet ka gjëra që duhen vite, por ka dhe gjëra që duan vetëm vullnet. Kemi bashkitë që sot kanë përgjegjësi për një territor që mbulon qendrën , periferinë dhe zonën rurale. Për fat të keq kemi ne territor një numër të vendgrumbullimesh të paligjshme, në shkelje të plotë.
Kemi pastaj pirgjet e plehrave lart e poshtë dhe që janë të panumërta anembanë, të cilat jo çdo ditë pastrohen prej jush. Kemi rrugët kombëtare që janë problem më vete. Nuk e di a e partë atë karburantin e prishur dje, por do të shkojnë në prokuroi të gjithë ata që kanë firmosur në bashkinë e Lushnjes. Bashkitë nuk kanë të drejtë të japin asgjë për rrugët kombëtare. Cdo vit e më shumë rrite numri i turistëve. Pirjet sezonit kemi këto pamje që janë e përditshme e dhimbshme bashkisë Himarë që është simboli i të fjetur gjumë përballë plehut dhe maskarallëkut,” tha Rama.
Ndërkohë, ministrja Mirela Kumbaro e pranishme ne takim u shpreh se që tani kanë nisur përgatitjet për vitin e ri turistik, por shtoi se nëse nuk punohet për menaxhimin e mbetjeve, ky sezon nuk do të jetë i suksesshëm. Kumbaro tregoi foto me kosha të tejmbushur dhe vendgrumbullime ilegale nga bashkia Durrës, Vlorë, Himarë, Shkodër, Fier e bashki të tjerë. Mesa duket foto të situatave të ngjashme ministrja e Mjedisit nuk kishte gjetur vetëm nga qarku i Korçës.
“Nuk gjeta foto nga Qarku i Korçës, me duhet ta pranoj, ose nuk më sollën”, tha Kumbaro. Po ashtu, shembull tjetër pozitiv ministrja solli bashkinë e Lezhës. “Nëse ne e konsiderojmë pastrimin, si prioritet për jetën e qytetarëve por edhe për ekonominë në vend, listës së buxhetimit duhet t’i paraprijë çështja e menaxhimit të mbetjeve. Nëse ka qenë e fundit në llogari, për këtë sezon duhet të jetë e para. Unë do të vazhdoj me secilin prej jush në territoret tuaja.”