Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në kryeministri sërish krerët e bashkive, ku në fokus është performanca e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve. Kryeministri Rama ka qenë i drejtpërdrejt me kryebashkiakët kur i tha që ujësjellësit në të gjithë Shqipërinë janë një piramidë që gllabërojnë para.
“Hyjnë fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e akorduara nga partnerët që janë kredi që duhen paguar. Shuma qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion me këto 2 burime janë praktikisht 1.2 miliard euro. A jeni ju në dijeni të performacësh se ujësjellës-kanalizime në bashkitë tuaja, të shërbimeve që këto ndërmarrje ofrojnë për qytetarët. Ju i keni parë raportet që pastaj ia jepni qeverisë si vetëdeklarime për performancën. Sa fonde keni alokuar ju nga buxheti juaj për këtë? Ne rrisim investimet ju rrisni humbjet. 79% janë humbjet, një piramidë që merr para. Si mund të vazhdojë kështu kjo histori?”, tha Rama.