Kryeministri Rama nuk i ka ndalur ‘thumbat’ ndaj kryedemokratit Basha, por sigurisht që nuk kanë munguar as ato ndaj ish kryeministrit Berisha.
Duke i drejtuar Bashës, Rama i thotë që të tregojë se kush është dhe të mos shpif si Berisha, ose siç ai e citon ‘llumi’ dhe të mos jetë karikaturë e tij!
Rama: Më flet për tranzicionin dhe thua që edhe PD ka pjesën e vet të llumit, nëse është kështu, fjalën llum se kam përdor as për PD, por nëse e ka ajo pjesë e llumit të ka nxjerrë ty, ti je e pjella më brilante e atij llumi. Qesh Shqipëria e mban brinjët me dorë me Kuvendin. S’kam ça ti mbaj me gajret foltores, ajo na mban ne. Mos i sill këtu, mos na ço gjurmën aty ku të dhemb dhëmbi tu, rrotulloje që të mos shkojë atje. E kur thua ti që do s’do mua do m’kesh përballë, kjo është pastaj ça të të them unë ty. Ty të dua përballë dihet ajo punë. Të kam dashur, të dua dhe do të të dua, nuk di si të të ndihmoj. Nuk e kam cinike këtë, për ta ngriutur në një nivel tjetër debatin. Ti vjen këtu duke lexuar abetaren që të ka mësuar ai llumi që tani po distancohesh. Trego që nuk je, dhe mos shpif si llumi, mos shaj si llumi, mos ji karikatura e llumit, llumi është origjinali, ti ke sfidën më të madhe jo PD. Ti duhet ti provosh vetes, që edhe pse të çoi në krye, ti tani duhet të rilindësh. Ne dimë si shkohet, ki besim dhe ndërvepro me gjuhën e fakteve.