Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në zyrën e tij ministrin e Jashtëm të Kinës Wang YI. Rama i ka dhuruar atij një vizatim të realizuar gjatë kohës kur ministri kinez ndodhej në zyrën e tij.
Më pas Rama i ka treguar disa nga vizatimet e vendosura në ambientet e kryeministrisë i shoqëruar edhe nga stafi i tij i afërt.
Më herët gjatë ditës së sotme, ministri kinez u takua në presidencë edhe me kreun e shtetit Ilir Meta i cili vuri theksin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.