Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamjet e një ferme për kultivimin e peshkut ton, që sipas tij ndodhet në detin Jon në Shqipëri.
Sipas Ramës, peshku i kultivuar këtu është për tregun japonez.
“Ferma spektakolare e kultivimit të tonit për eksport në detin Jon, e ndërtuar dhe menaxhuar me super standardet për tregun japonez”, shkruan Rama duke komentuar pamjet.
Edhe pse ka më shumë se 2000 porte peshkimi, Japonia është një prej importuesve më të mëdhenj të peshkut ton. Në vitin 2018, sipas një artikulli të Reuters, ishte importuesi më i madh i tonit, një industri globale që kap vlerën e 15,7 miliardë dollarëve.