Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Unazës së Madhe të Tiranës, ku po vijojnë punimet me ritme të larta.
Numri një i qeverisë bën me dije se për qarkullimin e automjeteve është hapur një tjetër segment i kësaj vepre, nga mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri, duke lehtësuar lëvizjen në këtë zonë të kryeqytetit.
Gjithashtu ai theksoi në lotet e tjera po vijon puna me ritme të larta për të bërë të mundur përfundimin e tyre brenda një kohe sa më të shkurtër.
Unaza e Madhe e Tiranës është një vepër e rëndësishme për banorët e kryeqytetit, por edhe për të gjithë udhëtarët shqiptarë dhe të huaj.
Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.