Debati për vettingun e politikanëve të propozuar nga PD, ka sjellë një përplasje mes analistit Lorenc Vangjeli dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhit, i cili tha se në zyrën e kryeministrit hyjnë trafikantë droge. Vangjeli i kujtoi Bardhit vrasjen në Elbasanit të Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, duke i thënë se ai ka folur në telefon me vrasësin para dhe pas krimit. Bardhi nuk i ka pranuar akuzat dhe tha se ai po gënjen publikisht.
Vangjeli: Keni folur edhe ju me personin që bëri vrasjen në Elbasan, po kjo nuk iu bën ju… Nuk iu konsideroj ju fajtorë. Bardhi: Nuk është e vërtetë. Vangjeli: Keni folur në telefon, e keni pranuar publikisht Bardhi: Nuk kam pasur asnjë kontakt me të Vangjeli: Po ju dolët dhe thashë që ishte heroi. Bardhi: Ti ngrite një akuzë të pavërtetë. Është gënjeshtër. Vangjeli: Shefi politik ishte ti i atij grupi që ishte si grup kriminal në mes të qytetit
Bardhi: E kishte ngritur Taulant Balla që ti nuk ke guxim t’i përmendësh emrin. Vangjeli: Unë nuk të thashë që je fajtor për të Bardhi: Ti gënjeve publikisht. Kush je ti që më akuzon mua? Vangjeli: Unë jam qytetar.