Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun, Alketa Vejsiu, duket se shumë shpejt do të rikthehet sërish në ekran në krye të emisionit të dashurisë “Love Story”, i cili do të vijë me sezonin e tij të dytë. Diçka e tillë e ka zbuluar vetë moderatorja me anë të disa potimeve në rrjete sociale, por autorja Ilda Lumani e ka konfirmuar vetë. Pak orë më parë, Alketa ka publikuar një Q&A në InstaStory për të ditur sugjerimet e publikut dhe kë do të dëshironin që të ishte opinionisti i tretë. Ndërkohë Alketa ka postuar gjithashtu një video në të cilën krah saj ndodhet Eni Shehu dhe sipas shkrimit në foto po shikojnë opsionet e dërguara nga publiku për opinionistin e preferuar.

Gjatë kësaj ajo ka zbuluar gjithashtu dhe emrat e dy opinionistëve që do të jenë pjesë e programit, Jerina Lalaj dhe Robert Aliaj. Po të njëjtët që ishin sezonin e parë të show-t. Këtë herë, “Love Story” do të vijë me një format pak më ndryshe, pasi do të shtrihet dhe gjatë javës nën drejtimin e Enit. Opinionistë të ndryshëm do ta shoqërojnë Enin gjatë programit të javës ku gjithashtu dhe ai është në kërkim të një titulli për programin e përditshëm.