Romancieri nga Zinzibar, Abdulrazak, ka fituar çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2021. Në një njoftim për mediat Akademia Nobel bën me dije se ky çmim i është akorduar “për depërtimin e tij të pakompromis në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve“.

Abdulrazak Gurnah njihet për shumë vepra, por më e njohura është romani “Shkretëtira”, që flet për një lidhje dashurie që bëhet kontradiktore dhe autori e ka quajtur “romanca perandorake”.

Gurnah ka lindur më 1948 në Zanzibar, por jetën e ka kaluar në Angli dhe e gjithë vepra e tij është shkruar anglisht.

Disa nga veprat e tij të tjera që është bërë i njohur për publikun e gjerë janë Parajsa (1994), e cila u përzgjodh si për Booker ashtu edhe për Çmimin Whitbread, Desertion (2005) dhe By the Sea (2001), i cili u listua për Booker dhe u përzgjodh për Los Angeles Times Çmimi i Librit.