Francesco Totti foli për veten në një intervistë të gjatë me “The Guardian”, ku rishikoi shumë faza të karrierës së tij. Këto janë disa nga deklaratat pikante të tij: “Mendoj herë pas here për keqardhjet, se mund të kisha bërë këtë, mund të kisha bërë atë. Ndihem mjaft mirë me atë që kam arritur. Bëra më të mirën që munda dhe mora gjithçka ishte për t’u marrë”

Rreth Romës
“Qyteti ku keni lindur është gjithmonë më i bukuri, diçka e natyrshme për të gjithë. Në fakt, Roma për mua është me të vërtetë qyteti më i bukur në botë”.

Për botën e futbollit sot
“Fillova të luaja në periudha të ndryshme, në një futboll tjetër, i cili përbëhej nga pasioni dhe dashuria për tifozët. Tërë karrierën ia kushtova ekipit të zemrës, që kam mbështetur gjithmonë. Ishte më e lehtë për mua ta bëja këtë zgjedhje. 25 vite në të njëjtin ekip nuk është gjë e vogël. Të bëhesh kapiten, të bëhesh një nga lojtarët më të rëndësishëm, gjithmonë duhet të jesh i gatshëm. Është e vështirë të bëhet krahasimi midis kohëst sime si futbollist dhe të sotmes. Aktualisht, futbolli është më shumë biznes. Futbollistët shkojnë atje ku mund të fitojnë më shumë para”.

“Jo” Milanit, vendosi me familjen
“Ishte klubi i vetëm ku unë fantazova për të luajtur. Vendimet janë marrë gjithmonë nga unë, me kokën time. Edhe nëse familja juaj ju jep këshilla, vendimet duhet t’i merrni vetë. Në fund të fundit isha aq i ri, sa e dija që kisha kohë. Real Madridi? Kishte disa ditë kur isha me një këmbë këtu dhe një këmbë atje, por zgjedhja për të qëndruar në Romë u bë me zemër. Në ato momente, kur ndihesh kështu, nuk mund të largohesh. Real Madridi është klubi tjetër për të cilin mund të kisha luajtur. Një përvojë në një vend tjetër mund të kishte qenë diçka e mirë për mua dhe familjen time. Sidoqoftë, kur bëni zgjedhje me zemër, nuk është kurrë e gabuar. Ka një fat të shkruar për të gjithë, por ju duhet të dini ta kërkoni atë”.

Tërheqja nga futbolli i luajtur
Ju kurrë nuk doni të ndaleni. Sinqerisht, nuk e mora mirë në fillim, por ngadalë arsyetova se ndoshta, në fund të fundit, ishte gjëja e duhur.