Autoritetet shëndetësore në Belgjikë pritet të kthejë kufizimet e COVID-19 të premten, vetëm disa javë pas lehtësimit. Kjo për shkak se janë rritur rastet e të infektuarve. Rregullat e reja, që pritet të hyjnë në fuqi, pritet ta bëjnë të detyrueshme maskën në ambientet publike, si bare, restorante dhe palestro.
Për të hyrë në këto ambiente, do të duhet të paraqitet dhe një certifikatë vaksinimi apo test negative për COVID. “Që nga e premtja, do të mbahen maska në vende publike dhe ato do të jenë të detyrueshme për stafin e bareve, restoranteve dhe klubeve të fitnesit. Ne duhet të ngremë muret tona të mbrojtjes,” tha kryeministri Alexander De Croo.