Rudina Dembacaj e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, tregoi se pas dasme në planet e ardhshme të saj dhe Markut është një fëmijë e kështu do ta shohim së shpejti nënë të dytë, pasi siç shprehet vetë ajo, nuk ka më justifikime.
Rudina Magjistari: Ndërkohë, Rudinë, planet e tjera pas dasmës, natyrisht që kur urohen, themi “Të trashëgoheni!” E keni në plan së shpejti, ndoshta? Rudina Dembacaj: Edhe mos ta kem unë, tani s’më pyet njeri.
Rudina Magjistari: Kështu që është në planet tuaja? Rudina Dembacaj: Kisha kohë që thoja “prit njëherë sa të jetë Viki 5 vjeçe”. Viktoria bën 5 vjeçe në fund të Dhjetorit, erdhi. Pastaj nxora justifikimin “prit pak, pas dasme do e bëjmë një fëmijë”. Iku dhe dasma, tani s’ka më justifikime.
Rudina Magjistari: Pse duhet të ketë? Rudina Dembacaj: Bëj shaka, realisht tani është tamam momenti dhe Viktoria kërkon pafund një motër, ç’të na japë Zoti, por e kërkon një motër të vogël sepse “unë nuk e laj dot Ertën” thotë, “unë dua një motër ta laj vetë siç më lan Erta mua”