Rritja e konsiderueshme e çmimeve të energjisë është një shqetësim i madh për Rumaninë, duke pasur parasysh ndikimin e saj te qytetarët, bizneset dhe konsumatorët e cenueshëm, deklaroi presidenti i vendit Klaus Iohannis në një video-konferencë me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe udhëheqës të tjerë të BE, shkruhet në faqen e internetit euractiv.com. Presidenti Iohannis theksoi nevojën ”për të identifikuar sa më shpejt zgjidhjet afatshkurtra, pasi kriza e energjisë do të prekë seriozisht të gjitha shtetet anëtare, përfshirë familjet dhe ekonominë. Kjo, nga ana tjetër, mund të ketë një ndikim negativ në konkurrencën e sektorit industrial të BE–së”. ”Në të njëjtën kohë, nevojitet një qasje afatmesme dhe afatgjatë për të adresuar problemet strukturore të sektorit të energjisë dhe tregut të vetëm”, shtoi Iohannis.
Presidenti Iohannis theksoi gjithashtu se ”nevojën për më shumë burime energjie për të zvogëluar varësinë nga furnizuesit e palëve të treta”. Në këtë drejtim, presidenti i Rumanisë këmbënguli se ”siguria e energjisë evropiane është e lidhur ngushtë me një përzierje të balancuar të teknologjive dhe burimeve të energjisë, të tilla si gazi natyror dhe energjia bërthamore”.
Iohannis dhe Michel diskutuan gjithashtu me krerët e shteteve dhe qeverive të Lituanisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë temat kryesore të samitit të BE -së të planifikuar për në fund të kësaj jave.