Dojna Mema është një nga prezantueset e dashura të ekraneve tona, e cila përpiqet që jetën e saj private ta ketë sa më të rezeruar në sytë e publikut.
Megjithatë, pas lidhjes së saj me Vlashent Satën, Dojna , duket se është disi më e çlirët për të ndarë detaje personale. Ndoshta kjo vjen nga komoditeti që ka në këtë raport. Së fundmi, në “Goca dhe gra”, ajo ka folur për lidhjet e saj, duke pohuar se nuk është një vajzë që eksperimeton shumë kur vjen puna tek njohjet.
‘Unë jam një ndër ato vajza që pa zgjedhjen time vij nga lidhje shumë të gjata. Gjithmonë thosha pasi përfundonte një lidhje ‘tani ky është momenti im që të gëzoj pak jetën edhe të jem me një të dashur që nuk do rri gjatë’, por përfundoja gjithmonë në lidhje shumë të gjata. Unë jam tek i treti. I treti, i vërteti besoj’,– rrëfeu Dojna.
Ky rrëfim, duket se i shkon për shtat profilit që ajo ka si në ekran si dhe jashtë tij, sepse për të të gjithë thonë se është vajzë e mirë. Edhe pse kjo nuk lidhet fare, po fare me numrin e lidhjeve. Shpesh, ky është një detaj aq personal, sa nuk thotë asgjë rreth një personi.