Kërkesat e fundit e Mohamed Salah drejt Liverpoolit për një pagë prej 500.000 euro në javë, ka ndërprerë negociatat për rinovimin e tij.

Kjo pasi që klubi anglez nuk dëshiron ta arrijë këtë shifër.

Sipas Todo Fichajes, PSG dëshiron shërbimet e anësorit si zëvendësues i Kylian Mbappe. Francezi ka mundësi kalimi te Real Madridi, e që Salah ka të gjithë potencialin për ta zëvendësuar.

Salah nuk do ta ketë të vështirë për të gjetur një destinacion të ri gjatë verës, duke e ditur është një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij.