Donaldi ka pranuar se e ka marrë malli për Bora Zemanin dhe ka lënë të kuptohet se është ende i dashuruar pas saj. Lidhja e tyre është komentuar dhe nga Semi, shoqja e ngushtë e Borës. Ajo është e sigurt se dyshja duhen shumë dhe duhet ta gjejnë sërish rrugën për te njëri-tjetri.

“Të dy vde sin për njëri-tjetrin. Ti vd es për të (drejtuar Donaldit). Ajo ka harruar shumë gjëra nga jeta e saj duke u marrë me ty. Jeni të dy njësoj. Ti nuk je gati që historia me Borën të përfundojë. Gjërat mes teje dhe Borës nuk ftohen kurrë, e keni treguar”, është shprehur Semi.