Presidenti çek, Milos Zeman është transportuar në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Zeman ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Ushtarak në Pragë.

Gjendja e tij u përkeqësua pas fitores së papritur të opozitës në zgjedhjet parlamentare.

Sipas rezultateve, partia e kryeministrit Andrej Babis njëkohësisht aleat i presidentit çek , ANO fitoi 27.1 për qind të votave dhe pritet të fitojë 72 ulëse në Dhomën e Deputetëve prej 200 ulësesh.

Ndërkohë koalicioni prej tri partish ka fituar të paktën 108 ulëse. Aleanca konservatore SPOLU ka fituar 27.8 % të votave, ndërsa koalicioni ndërmjet Partisë Pirate dhe Partisë së Kryetarëve ka fituar 15.6 % të votave.

Kujtojmë se 77-vjeçari Milos Zeman ,vitet e fundit ka marrë mjekime për një sërë problemesh shëndetësore.

Më parë ai ka thënë se vuan nga lodhja dhe dehidratimi, ndërsa muajin e kaluar qëndroi tetë ditë në spital.