Familja e Amy Winehouse hap dollapët e divës së këngës, e cila vdiq 10 vjet më parë në shtëpinë e saj nga helmimi nga alkooli.
Mbi 800 sende që i përkasin këngëtares së “Back in black” do të dalin në ankand më 6 dhe 7 nëntor.
Ndër to do të jetë fustani jeshil dhe i zi, i veshur në koncertin e fundit të qershorit 2011 në Beograd.
Fustani i dizajnuar nga mikesha e saj dhe drejtoresha artistike Naomi Parry ka një vlerësim prej 10 deri në 20 mijë dollarë.
Do të ketë edhe sende të tilla si këpucë, CD dhe libra.
“Është shumë e vështirë të bësh një ankand për dikë që vdes në moshë të re”, tha drejtori i këtij ankandi, Martin Nolan.
“U desh shumë kohë për të vendosur se çfarë do të nxirrnim në ankand”, shtoi ai.
Ankandi, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për bamirësi, nuk është e vetmja nismë e organizuar ditët e fundit për të festuar kujtimin e Winehouse.