Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur së fundmi të heqin vizat për të gjithë qytetarët nga Kroacia. Në njoftimin e ambasadës amerikane në Zagreb mësohet se qytetarët e vendit ballkanik nga 23 tetori do të mund të udhëtojnë drejt SHBA pa iu nevojitur të aplikojnë për një vizë.
“Erdhi edhe kjo ditë. Urime Kroaci për anëtarësimin zyrtar në Programin e Heqjes së Vizave”, shkruhet një njoftimin në Facebook të ambasadës së SHBA-së në Kroaci.
Ky vendim i Sistemi Elektronik për Autorizim të Udhëtimeve vlen për qytetarët kroatë që duan ta vizitojnë SHBA-në për turizëm ose biznes dhe mund të qëndrojnë atje jo më shumë se 90 ditë.