SHBA ka mbeshtetur hapur dhe pa ekuivok nismen Ballkani i Hapur. Me ane te nje postimi ne Facebook, ambasada e SHBA duke cituar Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Gabriel Escobar, shkruan se:  ” Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Gabriel Escobar e bëri të qartë përkushtimin e administratës Biden ndaj Ballkanit Perëndimor gjatë dëshmisë së tij mbi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në rajon. “Udhëheqësit e të tre vendeve që kanë shqyrtuar nismën e Ballkanit të Hapur na kanë siguruar se ajo është e hapur për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe ne u besojmë atyre. Në fakt, ajo nuk mund të ketë sukses pa tre vendet e tjera. Nisma e Ballkanit të Hapur pasqyron gjithashtu edhe diçka nga Procesi i Berlinit, quajtur treg rajonal i përbashkët, ndaj ne mendojmë se janë plotësuese, ne mendojmë se çdo gjë që i sjell vendet më afër do të krijojë besim ndërmjet njerëzve, ndërsa do të krijojë edhe mundësi për lëvizje politike për disa nga çështjet. Pra, po, ne mbështesim të gjitha përpjekjet për t’i sjellë vendet më afër ekonomikisht. A duhet të ndodhë kjo? A duhet të kemi një treg rajonal, një treg të lirë midis gjashtë vendeve me njëzet milionë banorë dhe një ekonomi 125 miliardë dollarëshe, me ritme rritjeje deri në gjashtë apo shtatë për qind? Do të jetë një treg shumë, shumë tërheqës për kompanitë amerikane. Pra, ne duam t’a nxisim të gjithë këtë, dhe duam të nxisim gjithashtu edhe investimet amerikane në rajon”, tha Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Escobar. Shihni dëshminë e plotë të tij: https://bit.ly/3pObgDd

??️ | Deputy Assistant Secretary Gabriel Escobar made very clear the Biden Administration’s commitment to the Western Balkans during his testimony on U.S. Engagement in the region yesterday. “The leaders of the three countries that have explored the Open Balkans initiative have assured us that it is open to all six countries of the Western Balkans, and we believe them. In fact, it cannot succeed without the other three. This Open Balkans initiative also mirrors something under the Berlin Process called the common regional market, so we think that they are complementary, we think that anything that brings the countries closer together will create confidence among the people while it will create opportunities for political movement on some of the issues. So yes, we support all efforts to bring countries closer together economically. And by the way, should this happen? Should we get a regional market, a free market among six countries of twenty million people and 125-billion-dollar economy with growth rates upwards to six or seven percent? It will be a very, very attractive market for American companies. So, we want to encourage all of that, and we want to encourage American investment in the region as well,” Deputy Assistant Secretary Escobar said. Watch his full testimony by clicking here: https://bit.ly/3pObgDd