Çmimet e naftës amerikane u rritën në nivelin më të lartë në shtatë vjet pasi OPEC (Organizimi i vendeve eksportuese të naftës) nuk pranuan të përshpejtonin planet për të rritur prodhimin e naftës bruto, duke injoruar thirrjet nga Shtëpia e Bardhë për të ndihmuar në përballimin e një krize globale të energjisë.

Çmimi u rrit me 78 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2014, ndërsa nafta bruto u rrit në 82 dollarë për fuçi për herë të parë në tre vjet.
Rritja e çmimit të naftës është përkeqësuar nga një rritje edhe më e madhe e çmimeve të gazit, të cilat janë rritur me 300% duke mbërritur në çmimin 200 dollarësh për fuçi për shkak të mungesës së furnizimit dhe prodhimit të ulët të karburanteve të tjera. Rritja e çmimeve të naftës, gazit, qymyrit dhe energjisë po ushqejnë presionet inflacioniste në të gjithë botën dhe po ngadalësojnë rimëkëmbjen.