Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publik raportin që i ka dërguar Kongresit Amerikan, ku të përcaktuar si non grata kanë qenë brenda një viti 68 emra nga të pestë kontinentet.
Shqiptarët e vetëm në këtë raport, janë vetëm ish-kryeministri, Sali Berisha dhe familja e tij: Bashkëshortja Liri, djali Shkëlzen dhe vajza Argita.
Nën seksionin 7331 (c) (1) (A), shpalosen edhe arsyet e përcaktimit të dikujt si i padëshiruar drejt Amerikës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, me anë të një postimi në Twitter.
Kriteri kryesor për të marrë këtë përcaktim nga amerikanët, është përfshirja në korrupsion. Si e tillë, ajo është pika e parë e nenit 7031. SHBA-të, nëpërmjet shërbimeve të tyre sekrete, marrin informata mbi veprimtarinë e politikanëve në gjithë kontinentet.
Nëse këto të dhëna janë të mjaftueshme dhe vërtetohet se personat kanë qenë të përfshirë në korrupsion, atëherë përcaktohen nga Sekretari i Shtetit si të papërshtatshëm për hyrje në SHBA.
Lajmi mbi këto përcaktime bëhet publik nga vetë Sekretari, ose mund të mbahet edhe privat.
Në rastin e familjes Berisha, kryediplomati amerikan në detyrë, Antony Blinken, e shpalli publikisht vendimin.
Një pjesë shumë e madhe e të përcaktuarve, bie në sy se janë nga Kina dhe Amerika Jugore. Shtete si Irani apo Rusia, kanë po ashtu numër të lartë të përcaktuarish si non grata nga DASH-i.
Sipas një paralajmërimi nga diplomacia amerikane, shpallje të tjera do të ketë së shpejti në Ballkan.
/albanian post