Numri i të infektuarve nga Covid po bie dhe përmirësimi i situates është reflektuar edhe drejt Urgjencës Kombëtare. Drejtori i këtij shërbimi, Skënder Brataj thotë se kjo ulje përfshin të gjithë indikatorët e infeksionit, kryesisht spitalet. “Sigurisht ka një ulje të treguesve në këtë moment. Numri i thirrjeve është ulur, janë 1340 thirrje. Vetëm për Covid janë 42 dhe 16 janë drejtuar në spital në 24 orët e fundit, gjë që tregon uljen e indikatorëve të infeksionit në këtë moment”.
Në javët në vijim shifrat pritet të pësojnë sërish rënie. “Sigurisht që ulja e temperaturave dhe qëndrimi brenda në ambiente do të sjellë infektime. Këto janë tregues të 2-3 javë të parë, ndërsa treguesit e sotëm do të ulen pas 2-3 javësh”.
Faktori kryesor, sipas Bratajt, është vaksinimi i popullatës. “Janë shumë faktorë por në këtë muaj janë kaluar 1820 vaksina. E tregojnë edhe vendet e tjera që ulja e indikatorëve erdhi nga vaksina, dhe kjo e tregoi edhe në Shqipëri”. Për ekspertët e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ende nuk mund të flitet për heqje apo lirim të masave deri në momnetin kur të arrihet një përqindje shumë e lartë imunzimi si nga vaksinimi ashtu edhe nga imuniteti natyral.