Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë Yan Sun, është shprehur kundër propozimeve të opozitës në vendin tonë, për heqjen e TVSH-së për produktet e shportës. Sipas Yan Sun kjo nuk përkthehet domosdoshmërisht në ulje të çmimeve. Te njejtin argument perdori edhe kryeministri Rama ne emisionin OPEN për rritjen e çmimit të bukës:”Nuk është hera e parë që ndodh një rritje. Në 8 vjet ka ndodhur tre herë rritje e çmimit të bukës.Furnizuesi më i madh i grurit është Rusia në Europë, e cila ka vendosur një taksë eksporti qe sjell rritje cmimi kudo dhe kjo nuk është diçka që ti mund ta ndalosh duke marrë masa nga lart poshtë. Edhe ulja e tvsh nuk ka sjellë në vende te tjera ndonjë rezultat në uljen e cmimit.”, u shpreh Rama

Ndersa sot shefja e FMN, Yan Sun u shpreh: Ne e shohim tranzitore çështjen e rritjeve të çmimeve, shteti duhet të synojë ata që vuajnë më shumë nga rritja e çmimeve, ne jemi kundër subvencioneve me bazë të gjerë, pasi nuk janë të barabarta. Mbështetja e synuar për familje me të ardhura të ulëta, subvencionet m bazë të gjerë, mund të inkurajojnë përdorimin më shumë të energjisë. Ne si FMN jemi kundër ndryshimeve të përkohshme tatimore, ulja e TVSH nuk përkthehet në ulje të çmimeve, dhe iu jep përfitime atyre që nuk kanë nevojë për ndihmë fiskale.