Shënim nga Lexo.al/ Studentët do të kishin shumë te drejtë për të kërkuar testin e PCR falas, nëse vaksina nuk do të egzistonte ende, ose nese do të kushtonte. Por vaksina është falas dhe gjendet kudo, madje edhe në cdo godinë të secilit Universitet.

Atëherë përse duhet të paguaj unë nga taksat e mia për PCR e një student që refuzon vaksinën? Përse duhet të vihet në rrezik jeta e gjithë studenteve të tjerë, pedagogëve, stafeve universitare dhe gjithë familjareve të cdokujt që shkel në auditore apo konvikte?

Është e palogjikshme që një student që zgjedh të studiojë SHKENCA shoqerore apo egzakte në një Universitet të mos i besojë SHKENCËS. Aq më teper që studentet në mbarë Europen dhe SHBA e kanë zgjedhur me kohe ta bejnë vaksinen. Por nëse keta studentë kërkojnë të drejtën e tyre për të mos u vaksinuar, çdokush tjetër kerkon të drejtën për të jetuar.

Ka nga ata që nuk duan ta bëjnë vaksinen? Puna e tyre. Por nuk është detyrimi im që me taksat e mia të paguaj testet e atyre që thjesht zgjedhin të mos kryejnë vaksinën FALAS./Lexo.al