Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2021, i është dhënë tre ekonomistëve David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens.
Card, iu dha gjysma e çmimit për kontributin dhe analizimin e efekteve të tregut të punës së pagave minimale, emigracionit dhe arsimit. Studimet e tij kanë nisur në fillim të viteve 1990 dhe sfiduan njohuritë konvencionale, duke çuar në analiza të reja dhe njohuri shtesë. Rezultatet treguan, ndër të tjera, se rritja e pagës minimale nuk çon domosdoshmërish në rënien e vendeve të punës.
Ndërsa Angrist dhe Imbens me origjinë holandeze morën gjysmën tjetër të çmimit, pasi demonstruan se si mund të nxirren përfundime të sakta përmes eksperimenteve natyrore.
Çmimi ka vlerën e 10 milionë koronave suedeze që është afërisht 988,000 €.
Çmimi i ekonomisë i vitit të kaluar shkoi për dy amerikanë nga Universiteti Stanford, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, të cilët kuptuan se si të bëjnë që ankandet të funksionojnë në mënyrë më efikase.
Ndryshe nga çmimet e tjera Nobel, çmimi i ekonomisë nuk u vendos në testamentin e Alfred Nobel, por nga banka qendrore suedeze në përkujtim të tij në vitin 1968, me fituesin e parë të zgjedhur një vit më vonë. Ai është çmimi i fundit që shpallet çdo vit.