E kanë jetuar të gjithë raportin e tyre të dashurisë në heshtje të plotë dhe tërësisht të tërhequr nga vëmendja e publikut. Koha e pandemisë i ka ndihmuar edhe më shumë, sepse si Shpati, ashtu edhe Selvija, partnerja e tij bukuroshe, nuk kanë dashur që të jenë në qendër të portaleve e lajmeve rozë. Në fillim lidhjen, pastaj fejesën, martesën dhe tani pritjen e ëmbël e kanë jetuar shumë të lumtur dhe në privatësi të plotë. Por gjërat e bukura nuk mbahen dot për vete… Momenti erdhi dhe të dy bashkë, zbuluan publikisht edhe gjininë e fëmijës së parë, të cilin mezi po e presin.
Të ftuar në “Rudina”, këngëtari i njohur dhe partnerja e tij zbuluan se së shpejti do të jenë prindër të një djali. Pasi rrëfyen më shumë për lidhjen e tyre disavjeçare, momentet e bukura, por edhe sfidat që provuan në një kohë të jashtëzakonshme, Shpati dhe Selvija zbuluan se mezi po presin të mbajnë në krahë djalin.
Në një tullumbace të madhe në studio, Shpati mezi po priste ta ndante edhe me publikun lajmin e bukur. “Është djalëëëë”, – u dëgjua zëri i Rudinës pasi këngëtari shpoi tullumbacen. “Ishalla i ngjan Selvijes”, – tha Shpati duke ia dhënë më shumë meritat bashkëshortes së tij. Por të dy pranuan se cilado qoftë gjinia, me rëndësi më shumë se gjithçka është të jetë i shëndetshëm. “Ende nuk kemi vendosur për emrin, kemi shumë preferenca, por akoma…” – tha Shpati i pyetur për emrin e fëmijës: “Besoj, në fund do ia vendos për 5 minuta”.