Shqipëria është përzgjedhur të marrë pjesë në “Samitin për Demokraci”, iniciativë e Presidentit Biden e bërë publike në 15 shtator nga Sekretari Blinken. Në kuader të këtij Samiti, Ministja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamemtin, Elisa Spiropali ka pritur sot në zyrën e saj ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Takimin e kanë pasqyruar në rrjetet sociale ministrja dhe ambasadorja. Spiropali shkruan pas takimit se:
“????|Prita sot në zyrë Ambasadoren Amerikane Yuri Kim, Drejtorin për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Z. Benjamin A. Rockwell, dhe Shefen e USAID, Zj.Mischere Kawas.

Shqipëria është përzgjedhur të marrë pjesë në “Samitin për Demokraci”, iniciativë e Presidentit Biden që bën bashkë udhëheqës botërorë dhe aktorë të tjerë nga vende demokratike, si një mundësi për të ndarë përvoja dhe thelluar bashkëpunimin në mbrojtjen dhe avancimin e demokracisë kudo në botë.
Filluam punën për të koordinuar agjendën e përbashkët të samitit si një mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë për të punuar edhe më ngushtë me partnerët tanë?”.

Nga ana tjetër, ambasadorja Kim shkruan se: Takova sot ministren e Parlamentit @elisaspiropali për t’u përgatitur për #SummitforDemocracy (që do të organizohet nga ??). Samiti është një mundësi për ?? ?? dhe demokracitë e tjera që të ndërmarrin hapa për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë, për të luftuar korrupsionin, për të siguruar të drejtat e votuesve në zgjedhje.

Ndërkohë Sekretari i shtetit, Blinken në 15 shtator 2021 lajmëroi iniciativën e presidentit Biden, teksa shkruante: Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ne festojmë një sistem që i përgjigjet vullnetit të njerëzve, respekton të drejtat e njeriut dhe përfiton shumë, jo pak. Mezi presim samitin e ardhshëm për demokracinë për të demonstruar #DemocracyDelivers.