Gazetari Mero Baze ka rrëzuar një “anekdotë” politike që e nxori në takimin e Beratit, që nuk kishte asnjë lidhe as me Foltoren e as me realitetin.

Berisha ju referua Ibrahim Rugovës, për një takim me “një njeri të rëndësishëm” ku nënkuptoi presidentin e SHBA, për të treguar se ai kishte arritur të sfidonte edhe Amerikën.

Pikërisht për këtë “anekdotë”, Mero Baze shkruan në faqen e tij të rrjeteve sociale:

“Ka qarkulluar në vitin 99 një lajm i rremë i prodhuar nga LPK sikur Rugova në takim me Clintonin paska thënë që Berisha na ka ndihmuar dhe Clintoni i paska thënë ‘Lumi nuk e lag dy herë të njëjtin gurë”.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Clinton e ka takuar Rugovën më 29 maj 1998 në prani dhe të Bukoshit, Surroit e Aganit dhe kjo bisedë nuk ka ndodhur.

Sot Berisha e rishpiku këtë gënjeshtër që të poshtërojë Presidentin Clinton. Sipas tij, meqë Clintoni nuk ka dashur të rivijë Berisha në pushtet, ai erdhi. Kjo është thirrje për të sfiduar SHBA mbështetur mbi një gënjeshtër. Dhe çdo gjë e mbështetur mbi gënjeshtër mbetet glnjeshtër”.