Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka folur për prindërit në emisionin “E Diell”. Ajo ka treguar se jeton me ta, pasi dëshiron të shijojë çdo moment pranë tyre.
“Unë jetoj me prindërit edhe e kam zgjedhur vetë Manush të jetoj me prindërit, duke qenë se vjen një moment që nuk i ke më…(qan). Domethënë, kam vendosur vetë jo se nuk jam e aftë apo se nuk kam qenë kurrë e aftë të dal nga shtëpia më përpara, por në momentin që të kanë dhënë jetën, kam vendosur të mos dal nga shtëpia por t’i shijoj ata. Do vij një kohë që mbase mund të pendohem pse nuk i kam shijuar. Duhet t’i ruajmë prindërit sa i kemi gjallë”, është shprehur Shqipja mes lotësh.
Ish-konkurrentja ka shtuar se ka pasur raste kur ka menduar të largohet, por falenderon Zotin që nuk e ka bërë.