Prej disa kohësh, aktori i famshëm Leonardo Di Caprio po shijon lidhjen e tij të dashurisë me partneren, Camila Morrone. Pasi u fotografuan shpesh së bashku në pushime e darka romantike, ata vendosën të dalin hapur në publik e të mos e fshehin më ndjenjën e tyre të bukur. Aktori i njohur përpiqet që ta mbajë jetën e tij personale mjaft të fshehtë dhe të shfaqet rrallë në publik, por ka raste si ai i djeshmi që nuk i shpëton dot paparacëve.Ai dhe e dashura e tij, Camila Morrone festuan ditëlindjen e një  vshoku në një darkë në klubin Soho House në Malibu. Fituesi i çmimit Oscar, u pa të largohej nga festa ndërsa dukej i veshur me të zeza. Nga ana tjetër, Camila u shfaq me një triko të shkurtër, duke e kombinuar atë me pantallona të zinj me bel të lartë.

Më herët burimet kanë treguar se çifti është martuar në fshehtësi. Një person shumë i afërt me çiftin shprehet se tashmë Di Caprio dhe Morrone janë kurorëzuar me martesë dhe madje ekzistojnë thashethemet se Camila është shtatzënë. “Leo dhe Camila u martuan fshehurazi pak para ndarjes se çmimeve Oscar. Ata u përpoqën të ruanin sekretin sa të mundnin, por tani kanë vendosur që ka ardhur koha që më në fund të japin lajmin e mirë për miqtë e tyre.’ ‘Ekziston një thashethem se Camila është shtatzënë.”- ka treguar burimi.