Drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, foli mbi situatën e vaksinimit në vend, duke thënë se ky process vazhdon në ritme të mira, ndërsa është vënë re një rritje e përdorimit të vaksinës Pfizer. Bino iu bën thirrje studentëve të vaksinohen, duke u shprehur se është e sigurt dhe krijon imunitet enë një farë mënyrë parandalon edhe transmetueshmërinë. Drejtoresha e sëmundjeve infektive në ISHP tha se Gjirokastra është bashkia me mbulesën më të lartë vaksinale në vend.

Bino: Procesi i vaksinimit vazhdon, aktualisht kanë ardhur mbi 2 mln vaksina, janë kryer mbi 1 mln e 800 mijë vaksinime, mbi 900 mijë vaksinime me doza të para. Mbi 18 vjeç janë vaksinuar 44% dhe 38% në rang kombëtar, me një dozë. Vihet re një rritje e përdorimit të Pfizer, që po i përafrohet përdorimit të Coronavac. Nga pikëpamja e grupmoshave, vërejmë një rritje të moshës nga 18 në 25 vjeç dhe 35 vjeç, pavarësisht se mbulesa mbetet e ulët. Ne bëjmë apelim studentëve dhe të rinjve të vaksinohen sepse vaksina është e sigurt, krijon imunitet, parandalon në një farë mënyrë edhe transmetueshmërinë, ngarkesa virale është më e ulët te të vaksinuarit. Këto e bëjnë vaksinën të domosdoshme. Covidi nuk na besë, covidi dëmton dhe vaksina nuk dëmton. Bashkitë që kanë një mbulesë të lartë vaksinale, është ajo e Gjirokastrës 71% me dy doza, e Tepelenës, të tjera që kanë ecur mirë është e Pukës dhe disa të tjera në veri dhe jug të vendit.