Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë z.Damian Gjiknuri mori pjesë mbrëmjen e djeshme në darkën e punës organizuar nga Partia Socialiste Europiane në vigjilje të Samitit BE- Ballkani Perendimor, i cili po zhvillohet në Brno ditën e sotme.
Takimi u mikprit nga Presidenti i PES Sergei Stanishev dhe Znj.Tania Fayon ndërkohë që të pranishëm ishin Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Kryetari i Syriza dhe ish-Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, Kryetarja e Pasok Fofi Genimata, përfaqësues të partive social-demokrate të Serbisë, Kroacisë dhe Bosnje-Herzegovinës.
Takimi u fokusua në bashkëpunimin e ndërsjellë, zbatimin e parimeve të solidaritetit dhe mbështetjes përgjatë krizës së COVID dhe intensifikimin e bashkëpunimit të partive të majta si një front drejt një europe më solidare.