Shqipëria fitoi duke dominuar ndaj një kundërshtari të fortë në grup si Hungaria dhe për këtë ka reaguar dhe ish-legjenda e Flamurtarit dhe e Kombëtares shqiptare, Sokol Kushta nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ku ka shkruajtur për triumfin historik të Shqipërisë në “Puskas Arena”.

Kushta ka shkruajtur se Armando Broja është i vetmi lojtar që i ka dhënë 6 pikë kuqezinjve dhe kush e anashkalon atë është xheloz ose i paditur:

POSTIMI I PLOTË I SOKOL KUSHTËS: 

Bravo Kombëtarja. Bravo Reja. Bravo Broja. Unë jam kundër unit, por jo kundër statistikës dhe faktit. Broja mund të jetë nga të paktit ose i vetmi që i ka dhënë ekipit Kombëtar 6 pikë personale dhe kush flet ose e anashkalon këtë djalë të ri, ose është i paditur në futboll ose është shumë xheloz.

I uroj Brojës të vazhdojë këtë rrugë të bukur të tij dhe të ketë kujdes vetëm nga vetja. Suksese Kombëtares në kualifikimin e Botërorit. Shanset janë të mëdha.