Manchester United, pavarësisht rezultateve të fundit në Premier League, vazhdon t’i besojë Ole Gunnar Solskjaer dhe, sipas ‘Daily Star’, norvegjezi do të ketë 83 milionë euro për të nënshkruar me futbollistë në merkaton e dimrit.

Sigurisht, kjo shumë i nënshtrohet një kushti, që Djajtë e Kuq të jenë në gjendje të luftojnë për titullin kampion. United rendite i gjashti, me 14 pikë, pesë prapa Chelsea që mban kreun.