Countdown-i i Big Brother VIP ka filluar dhe gjithë fansat e këtij reality-show mezi po e presin. Kësaj here kurioziteti është i madh, jo vetëm se na ka munguar ky format, por dhe sepse banorët e tij do jenë njerëz të njohur nga aspekte të ndryshme. Arbana Osmani nuk mund ta niste ditën më ëmbël. Ajo ka marrë dedikim nga shoqja e saj më e ngushtë, bukuroshja Xhemi Shehu.

“Për banoren time të preferuar mbi tokë…unike siç je. Love u Xhemi” Ama karta e Xhemit, shkruan aty dhe Happy Birthday, por dihet se Arbana e ka ditëlindjen në maj.
Eraldo Rexhos, njërit prej gazetarëve të Big Brother i bëri përshtypje dhe komentoi:

“Karta ka një problem, ditëlindja është në Maj” “Nuk ka asnjë gabim se si ditëlindje po më duket dhe sot”, – ja kthehu Arbana.

Më në fund enigma ka marrë fund dhe Arbana Osmani ka zbuluar se dy opinionistët e këtij edicioni janë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku. “Opinionistët janë dy figura shumë të njohura, të spikatura por jo në këtë rol. Asnjëherë! Pra, nuk kanë qenë kurrë opinionist në një reality-show. Do kem kënaqësinë që ta ndaj skenën, formatin, rrugëtimin me Arbër Hajdarin dhe Balina Bodinakun. Të dy të shkëlqyer në fushat respektive që jam e sigurtë që do t’i japin më shumë vlerë këtij formati.”- tha Arbana.